Tedi

French (Fr)Deutsch (DE-CH-AT)Italian - ItalyJapanese(JP)Russian (CIS)简体中文(中国)Español(Spanish Formal International)English (United Kingdom)



Saint-Saëns pdf Shtyp Email

Kujtime

Couverture-CD-Saint-saensNdodhesha në Paris. Dikush që m’u paraqit në telefon me emrin François-Xavier Roth, nxënës i dikurshëm i flautistit Alain Marion po më kërkonte nëse dëshiroja të shkruaja diçka rreth takimit tim me muzikantin.


 Humbja e trishtueshme e tij kishte pak kohë që kishte ndodhur dhe një homazh po i pregatitej në revisten «La lettre du musicien». Kërkesa nuk më habiti. Mjeshtri kishte qënë gjithmonë i adhuruar nga studentët e tij. Shumë prej tyre më kishin lajmëruar, kur ai u nda papritur nga jeta, për të më bërë të ditur ngjarjen tejet të dhimbshme. Gjatë atyre ditëve ndodhesha në Danimarkë  për një koncert dhe, për fat të keq, nuk munda të shkoja në varrimin e  Alain Marion-it, njëriut që kishte ndryshuar rrjedhën e jetës  dhe të familjes sime.

Takimi ynë i parë kishte ndodhur në Tiranë, qyteti im i lindjes, në Shqipërinë komuniste, pas një koncerti të organizuar për nder të tij në mjediset e shkollës sime muzikore. Midis vizitave së  një hidrocentrali dhe në një kombinati metalurgjik, po i tregonin artistit (një nga perëndimorët e rrallë të ardhur në Shqipërinë e asaj kohe),  edhe fidanishten e talenteve muzikore të socializmit. Mbaj mënd fillimisht një burrë energjik, që fliste plot gjallëri në gjuhën e filmave me shpatë të Jean Marais (Zhan Maresë), që për arsye të pakapshme kapërcenin në atë kohë në Shqipëri censurën e ashpër komuniste. Zyrtarët, që e shoqëronin, më përkthyen lëvdatat e tij për lojën time muzikore. «Merci beaucoup», belbëzova unë në frengjisht fjalët që i kisha mësuar një ditë më pare nga gjyshi im, mjek i vjetër i diplomuar në Sorbonë, i nxitur befasisht nga fantazija guximtare që të nesërmen mbase do të më shërbenin. Për muaj të tërë ruajta nga ai takim vetëm një stilolaps Bic, që ma kishte dhuruar shoqëruesja i tij pianiste dhe që gjyshja ime e kishte varur në murin e dhomës së ngrënjes, si dhe fjalët që flautisti i kishte thënë tim eti, të pranishëm në koncert: «Ai duhet të vijë të studjojë në Francë dhe unë do të bëj që kjo të përmbushet».

Dy vjet më vonë, në moshën 11-vjeçare, unë pranohesha si student në «Conservatoire National Supérieur de Musique de Paris» (Konservatori i  Lartë Kombëtar i Muzikës në Paris). Mbi fjalën e vetme të Alain Marion-it dhe falë këmbënguljes së tij entuziaste, qeveria franceze më lidhi një bursë, duke e shtyre shtetin më të mbyllur të botës t’u bënte një anashkalim parimeve të veta autarkike. Kështu, unë shkova të studjoja e më vonë të vendosesha në Francë, duke bërë timen një gjuhë dhe një kulturë krejtësisht të panjohura për mua.

Gjatë kësaj periudhe, takimet me «shpëtimtarin» tim nuk qenë aq të shpeshta sa e kishim përfytyruar unë dhe prindërit e mij. Pasi përmbushi dëshirën e tij, ai nuk dukej se e ndiente të nevojshme të shijonte mirënjohjen tonë të pafund. Më mbetet ne mendje një burrë bujar që rrezatonte gjithmonë gjallëri, me të cilin nuk kalova shumë kohë, ndërkohë që i dërgoja vazhdimisht gjatë viteve që ndoqën, regjistrimet e para si dhe të dhëna për koncertet jë jepja.

Cili do të kishte qënë fati im, në se Alain Marion-i nuk do të kishte marrë persipër realizimin e një projekti, prej të cilit ai vetë nuk fitonte asgjë? A do të shkruaja sot në gjuhën frënge? A do të kisha regjistruar një disk rreth këtyre kompozitorëve? Nuk e besoj. Madje, nuk ësht e pamundur që, i shkurajuar nga mungesa e shkëmbimeve muzikore dhe nga kufizimet e një karriere brenda një vendi me tre million banorë, krejtësisht të veçuar nga bota, të kisha braktisur muzikën duke u kthyer drejt një fushe tjetër, më pak të varur nga lirija e lëvizjes.

Me rastin e këtij regjistrimi dhe të këtij repertori në shoqëri të François-Xavier Roth, në të cilin, pas takimit tonë të pare në telefon, unë pata vite më vone kënaqësinë të zbuloj dirigjentin e mrekullueshëm që ishte bëre, na u duk befasisht krejt e natyrshme t’i kthenim një nderim një njeriu, entuziazmi, besimi dhe bujaria e të cilit ndikuan kaq për mirë në jetën dhe në zhvillimin tim muzikor.

Tedi Papavrami
 
Kemi 16 vizitorë n'linjë
AccueilMbi TedinShkrime të Tedit /  Saint-Saëns
Enregistrement
Site Officiel © 2020. Tedi Papavrami.
LOGO-WICFOND-NOIR

Zephir-2010 © Web Informatique Créative

Enregistrement

*
*
*
*
*

Les champs marqués d'un (*) sont obligatoires.