Tedi

French (Fr)Deutsch (DE-CH-AT)Italian - ItalyJapanese(JP)Russian (CIS)简体中文(中国)Español(Spanish Formal International)English (United Kingdom)



Scarlatti pdf Shtyp Email

Transkriptimi i Skarlatit
cd14


Njohja ime me pianon dhe pianistët është e lidhur ngushtë me sonatat e Domenico Scarlatti-t. Në fillim qe Horowitz-i, që dëgjova për herë të parë, në moshën 12-vjeçare, pak pasi kisha mbërritur në Francë, me regjistrimin e tij të famshëm me sonata të kompozitorit.


 

 Në Shqipëri, rastet për të dëgjuar disqe me instrumentistë të mëdhenj ishin të rralla. Prandaj ky regjistrim u bë shumë shpejt një nga të parapëlqyerit e mi. Pata përshtypjen se i mësova menjëherë përmendësh këto vepra të shkurtra të një lloji të veçantë, shpesh melankolike. Krejt natyrshëm ato u kthyen në kokën time për violinën, me të cilën unë zbavitesha duke luajtur disa fragmente. Ndërkohë, një ditë, unë arrita të hidhja në letër, vetëm me vesh, njërën prej tyre (Sonatën Kk 54) përvojë që i dha fund guximit tim të tepruar: isha 12 vjeç dhe vepra të cilë gjithsesi e shkrova deri në fund, m’u duk se nuk mund të luhej ose mund të luhej me shumë vështirësi, të cilat do t’i hiqnin dëgjuesit çdo kënaqësi të ngjashme me atë që kisha ndier unë, kur dëgjova diskun e Horowitz-it.

Më pas, për një kohë të gjatë kjo përçapje m’u duk si një lloj vetkënaqësi  e vajtueshme, për më tepër që, si me qëllim, ky realizim ngërdheshës, që i tejkalonte mundësitë e mia teknike në atë kohë, qëndronte më mirë i skalitur në kokën time dhe në gishtat e mi sesa shumë koncerte, mbi të cilat kisha kaluar pafundësisht shumë më tepër orë. Përveç kësaj, pa dyshim për shkak të mungesës së rezultatit, ajo kthehej shpesh në ndijimet e mia të instrumentistit me një ngulm të padobishëm e të pakëndshëm.


Por ky episod fatkeq, për të cilin unë fajësoja një dobësi të violinistit, për fat të mirë, nuk e zbehte në asgjë dashurinë time për Scarlatti-n. Pas Horowitz-it, zbulova i mrekulluar dy sonanatat e vetme të regjistruara nga Lipatti, të cilat më bënë të besoj se ndoshta kishte diçka të vërtetë në një interpretim (lojë muzikore), kur një shprehësi e pafund vishet me një thjeshtësi të pamatë. Pastaj u erdhi rradha Michelangeli-t, kumbimet tingullore të të cilit dukeshin sikur çanin një heshtje më të thellë se të tjerat, Argerich-it djallëzor në Kk141, Christian Zacharias-it, që të befason me shpërthimet e ashpërsisë iberike, dhe, së fundi, Scott Ross-it, nga i cili mësova se numri 555 sonata nuk ishte një shprehje e thjeshtë dhe se pianistët ishin ende larg zotërimit të të gjitha stolive që përmbledh ky thesar.

Megjithatë, kujtimi i përpjekjes sime të dështuar në moshën 12-vjeçare, mbeti i gjallë në mendjen time. Në mënyrë të veçantë një akord në masën e katërt të sonatës Kk54, që nuk më shqitej nga mendja, më dukej i paarritshëm, përveçse po të luhej me dy harqe. Pastaj, një ditë para tre vjetësh, i thashë vetes se do të ishte mirë ta verifikoja me partiturat e Mjeshtrit e të mos i bëja besim veshit tim të fëmijërisë. Kjo shënoi fillimin e një pune pasionante, e cila, megjithë çastet e dyshimit, ishte lumturuese dhe asnjëherë zhgënjyese. Rezultati pasqyrohet tashmë në këtë regjistrim.

 

Tedi Papavrami
 
Kemi 23 vizitorë n'linjë
AccueilMbi TedinShkrime të Tedit /  Scarlatti
Enregistrement
Site Officiel © 2019. Tedi Papavrami.
LOGO-WICFOND-NOIR

Zephir-2010 © Web Informatique Créative

Enregistrement

*
*
*
*
*

Les champs marqués d'un (*) sont obligatoires.